MPB: Arrestohet 27-vjeçari që vrau nënën

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rosoman, 29 mars, Zhurnal.mk – Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një banor 27-vjeçar i Rosomanit, i cili dyshohet se këtë mëngjes vrau nënën e tij, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti tashmë ka pranuar veprën.

“Më 30.03.2026, punonjës të policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan I.R. (27) nga Rosomani. Në Departamenti i Policisë në Veles, ai vetë deklaroi se këtë mëngjes rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, me përdorim të një objekti të mprehtë i shkaktoi plagë prerëse nënës së tij 54-vjeçare, e cila vdiq nga plagët e marra. Vdekjen e konstatoi një mjek nga Ndihma e Shpejtë e Kavadarit. Hetimin në vendngjarje po e kryen prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Kavadarit dhe një ekip hetues nga SPB-Kavadar”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër