MPB me rregull të ri: Ndalesa për vozitje pa shënim në patentë

Nga D. V.
1,184 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 Mars – Ministria e Punëve të Brendshme informon për ndryshimet ligjore në seksionin e procedurës administrative që lidhet me lejet e drejtimit dhe mënyrën e zbatimit të sanksionit kundërvajtës “Ndalim i drejtimit të mjetit motorik”, i përcaktuar me vendime gjyqësore të formës së prerë.

Sipas dispozitave të reja ligjore, zbatimi i ndalimit nuk kryhet më duke e vendosur fizikisht atë në patentën e shoferit. Kjo eliminon nevojën që qytetarët të paguajnë shtesë për lëshimin e një patente të re drejtimi me ndalim të vendosur, me të njëjtën periudhë vlefshmërie.

Në vend të kësaj, është krijuar një sistem njoftimi dixhital nëpërmjet dy mesazheve tekst (SMS) dhe postës elektronike (e-mail).
“Qytetarët do ta marrin njoftimin e parë afërsisht tetë ditë pas mbushjes së deklaratës me të dhënat për kontakt. Ky mesazh përmban informacion në lidhje me llojin dhe kohëzgjatjen e ndalimit të vendosur. Tetë ditë pas marrjes së mesazhit të parë, qytetarëve do t’u dorëzohet një mesazh i dytë. Ndalimi i drejtimit të mjetit motorik fillon zyrtarisht të funksionojë nga momenti i marrjes së mesazhit të dytë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër