MPJ: Po rritet numri i qytetarëve tanë të bllokuar në zonat e rrezikuara

Nga Xh M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars – Ministria e Punëve të Jashtme, e cila dje, duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, krijoi një shtab krize, i cili është në dispozicion 24 orë për qytetarët, njoftoi se numri i qytetarëve tanë që raportojnë se janë të bllokuar në zonat e kërcënuara është në rritje, por nuk tha se cili është ky numër. Një informacion i tillë nga Ministria e Punëve të Jashtme u njoftua për më vonë.

Detyra e shtabit të krizës, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, është të monitorojë vazhdimisht situatën dhe të koordinojë e sistematizojë të gjitha procedurat që lidhen me qytetarët e RMV-së që ndodhen në dhe përreth zonave të rrezikuara dhe të cilëve u nevojitet ndihmë ose asistencë.
Në të njëjtën kohë, misionet diplomatike dhe konsullore janë në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve.

Sipas informacioneve nga Ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dhabi, si dhe sipas thirrjeve në linjën telefonike SOS në Ministrinë në Shkup, numri i qytetarëve tanë që raportojnë se janë të bllokuar në zona të rrezikuara aktualisht është në rritje.

Mbahet kontakt i vazhdueshëm me të gjithë personat e raportuar, duke ndërmarrë aktivitete përgatitore për ndihmë të mundshme dhe evakuim të sigurt të tyre, varësisht nga zhvillimi i situatës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet linjës telefonike dhe nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore, mbetet plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në vendet e rajonit që të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme udhëzimet dhe direktivat e autoriteteve lokale kompetente të sigurisë”, tha MPJ.

Për informacione dhe ndihmë shtesë, sipas Ministrisë, janë në dispozicion:

Telefoni i shërbimit SOS (MNRNT):
075/273-732

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Doha
Tel: +974 50 173 111

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi
Tel: +971 56 441 7532

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv
Tel: +972 54 500 8566
Tel: +972 54 967 0546

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër