Mucunski në Uashington, merr pjesë në konferencën ministrore për kërcënimet nga terrorizmi politik

Nga R.ZH
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio, do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare dyditore në Uashington.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mucunski do të marrë pjesë në konferencën ministrore kushtuar kërcënimeve që burojnë nga terrorizmi politik, ku pritet të diskutohet për sfidat globale të sigurisë, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimin e përpjekjeve për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës me motive politike.

Vizita realizohet me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio, dhe konsiderohet një mundësi për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Konferenca ministrore do të mbledhë përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, të cilët do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika në përballjen me kërcënimet bashkëkohore të sigurisë dhe në forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër