Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Në moshën 44-vjeçare ka ndërruar jetë Genc Arsllani, epror policor me përvojë shumëvjeçare, i cili për më shumë se dy dekada ishte në shërbim të qytetarëve.
Genc Arsllani, i lindur më 3 nëntor 1982, ishte pjesë e gjeneratës së parë të policëve të pranuar në shërbim në vitin 2002. Ai u punësua në Stacionin Policor të Kërçovës më 1 shkurt 2002, ku ndërtoi karrierën e tij profesionale me përkushtim dhe profesionalizëm.
Gjatë karrierës së tij, më 25 prill 2022, Genc Arsllani emërohet komandant i Trafikut Rrugor në Stacionin Policor të Kërçovës, funksion që e ushtroi për një periudhë të caktuar.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën. I ndjeri la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët: djalin Erion dhe vajzën Eriona.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 9 korrik 2026, në ora 18:00, në Varrezat e Reja në Kërçovë.
