Ndërroi jetë në moshën 107-vjeçare Ibush Ademi, banori më i moshuar në Maqedoni

Nga D. V.
1,163 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 korrik, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ibush Ademi lindi më 15 prill të vitit 1918, ndërsa jetonte në lagjen Serovë të komunës së Çairit. Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, u shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit, duke u vlerësuar figura e tij si simbol i urtësisë, thjeshtësisë dhe dashurisë për njerëzit. Aga Ibush la pas një trashëgimi të çmuar kujtimesh dhe vlerash, si dëshmitar i një shekulli të tërë ngjarjesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër