Në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: Demokracia nis kur kuptojmë se zëri ynë ka rëndësi

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Kuvend u zhvillua sot një aktivitet me nxënës të shkollave fillore, ku u diskutua për vlerat demokratike, rolin e parlamentit dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Kuvendit dhe të Ambasadës së Zvicrës. U theksua se demokracia mësohet që në moshë të hershme, përmes respektimit të mendimeve të ndryshme, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe angazhimit në komunitet.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, u shpjegoi nxënësve se Parlamenti miraton ligje që rregullojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përdori si shembull zgjedhjen e një destinacioni për ekskursion, duke theksuar se demokracia nënkupton që secili të ketë të drejtë të shprehë mendimin dhe vendimi i shumicës të respektohet.

“Ai që mendon ndryshe nuk është armik i atij që mendon ndryshe”, tha Milloshoski, duke shtuar se respektimi i vendimit të shumicës, edhe nga ata që nuk arritën ta imponojnë qëndrimin e tyre, është shenjë e kulturës politike dhe demokratike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër