Shkup, 14 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski sot, në kuadër të vizitës në Munih, realizoi takim me Ted Dojç, drejtor ekzekutiv i Komitetit amerikan hebraik, një prej organizatave më me ndikim e cila dekada me radhë punon në përforcimin e vlerave demorkatike dhe avancimin e marrëdhënieve transatlantike, ku, siç kumtoi Mickoski, biseduan për thellimin e bashkëpunimit, nismat e përbashkëta në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, avancimin e dialogut ndërfetar dhe ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respekt, tolerancë dhe liri.
“Vizioni ynë është i qartë, partneritete të fuqishme, vlera të qarta dhe të ardhme të sigurt për qytetarët tanë”, kumtoi Mickoski.
Mickoski prej dje po qëndron për vizitë disaditëshe në Republikën Federale të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e 62-të të sigurisë në Munih, ku, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do ta riafirmojë përcaktimin e shtetit për proces të drejtë dhe të parashikueshëm të integrimit në Bashkimin Evropian, pa kushtëzimetë tjera bilaterale.
Mickoski shoqërohet nga ministrat e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

