Nis numërimi i votave, kush do jenë 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Nga Xh M
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 maj Zhurnal.mk – Ka nisur numërimi i votave për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi u mbajt ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të PD.

Delegatët e PD votuan sot për 200 anëtarë në atë që kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur “Ripërtëritje” e Partisë Demokratike.

Ndërkohë kujtojmë se nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, rezulton se rreth 38 demokratë nuk janë rikandiduar dhe mbeten jashtë forumit drejtues.

Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re bien në sy Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina, si edhe figura të tjera nga radhët e demokratëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër