Pamje kur Artan Grubi ndalohet në pikën kufitare “Bllacë”

Nga D. V.
546 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Mëngjesin e sotëm rreth orës 6.10 minuta në vendkalimin kufitar “Bllacë” është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili kërkohej nga organet e rendit. Sipas njoftimit të MPB, i njëjti është arrestuar.

“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thonë nga MPB për TV21.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër