Muhamed Elmazi: Ish kryetari i Sarajit, Ilaz Veseli nga BDI i ka hangër 7000 euro bukë për 70 ditë

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka publikuar të dhëna për atë që e cilësoi si shpenzime të larta dhe të diskutueshme gjatë mandatit të ish-kryetarit Iljaz Veseli, duke pretenduar se janë shpenzuar rreth 7 mijë euro për bukë në vetëm 70 ditë në një lokal në Saraj.

Sipas Elmazit, shpenzimet i përkasin periudhës nga 25 korriku deri më 13 tetor dhe, siç tha ai, këto fatura i janë faturuar Komunës së Sarajit si borxh.

“Nga data 25.07 deri më 13.10 ju keni qenë, ndoshta ju s’keni ngrënë, ka ngrënë dikush, por ju e keni pranuar këtë faturë dhe kjo faturë i faturohet komunës së Sarajit si borxh”, deklaroi Elmazi.

Ai theksoi se sipas përllogaritjeve, mesatarisht janë shpenzuar rreth 100 euro në ditë vetëm për bukë, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyeshmërinë e këtyre shpenzimeve.

Deklaratat e Elmazit vijnë në kuadër të akuzave të ndërsjella për menaxhimin e komunës.

artikuj të ndërlidhura