Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Nga Xh M
1,599 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik Zhurnal.mk – – Përfaqësues të koalicionit VLEN zhvilluan një takim pune me përfaqësues të International Republican Institute (IRI), ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, transparencën institucionale, pjesëmarrjen qytetare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim u theksua rëndësia e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare si partnerë të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend.

Nga VLEN vlerësuan se dialogu i hapur dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten elemente kyçe për përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

Koalicioni VLEN ritheksoi përkushtimin e tij për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe demokratike, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të interesit të qytetarëve dhe avancimit të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër