Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Nga Xh M
1,496 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 10-vjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

“Së bashku me mikun tim Izet Mexhitin dhe përfaqësues të lartë të VLEN-it, mora pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 10-vjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

Kjo datë simbolizon qëndresën e popullit turk në mbrojtje të demokracisë, institucioneve dhe vullnetit të lirë të qytetarëve.

Nderim për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në mbrojtje të rendit demokratik. Miqësi e përhershme mes popujve tanë”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër