Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Në segmentin rrugor Elbasan–Papër, pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, ka përfunduar Loti i 2-të.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks rrugor, i plotësuar me sinjalistikë, asfaltim dhe mure mbajtëse.
Ky segment rrugor fillon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me bajpasin e Elbasanit dhe përfundon në km 3,5.
Përfundimi i kësaj vepre lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe shkurton kohën e udhëtimit duke sjellë një sërë përfitimesh të rëndësishme për zonën përreth.
