Përleshje mes dy grupeve në Hasan Beg, përdoret edhe kondaku i pistoletës

Nga D. V.
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Një përleshje fizike mes dy grupeve ka ndodhur të martën në lagjen Hasan Beg të Shkupit, ku gjatë incidentit janë përdorur edhe kondaku i një pistolete dhe një send metalik.

Sipas njoftimit të policisë, më 18 gusht 2026, në orën 19:20, në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 18:45, në një parcelë në Hasan Beg, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike.

Në përleshje janë përfshirë S.I. (28) dhe djali i tij i mitur, nga njëra anë, si dhe F.S. (28) dhe B.S. (66), nga ana tjetër. Të gjithë personat e përfshirë janë nga Hasan Begu, në rrethinën e Shkupit.

Gjatë përleshjes fizike është përdorur kondaku i një pistolete, si dhe një send metalik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër