Përmbarimi Shtetëror, 22 zyra në të gjithë vendin për zbatimin e vendimeve të gjykatave

Nga D. V.
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, informoi sot mbi rolin dhe shërbimet që ofron Shërbimi Përmbarimor Shtetëror, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Sipas tij, fitimi i një gjyqi përbën vetëm gjysmën e procesit, pasi vendimi merr vlerë të plotë vetëm kur ekzekutohet. Për këtë arsye, në veprim hyn Shërbimi Përmbarimor Shtetëror, institucioni përgjegjës për zbatimin e vendimeve të formës së prerë.

Gogu bëri të ditur se çdo ditë Përmbarimi Shtetëror ekzekuton vendime gjyqësore që lidhen me pensionet ushqimore, takimet e prindërve me fëmijët, pagat e papaguara, detyrimet financiare, shpenzimet gjyqësore, gjobat penale, si edhe lirimin dhe dorëzimin e pasurive, ndër të tjera.

Ai theksoi se Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë dhe ushtron veprimtarinë në të gjithë vendin përmes 22 zyrave përmbarimore vendore.

Ministri nënvizoi se për informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e çështjeve të tyre, t’i drejtohen zyrës përmbarimore të zonës ku banojnë. Adresat e të gjitha zyrave janë të publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Shtetëror.

Përmbaruesi do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që parashikon ligji për ekzekutimin e vendimit.

“Një minutë që mund t’ju kursejë kohë. Të dini ku të drejtoheni dhe çfarë shërbimesh ofron një institucion, ju ndihmon të shmangni vonesat, të kurseni kohë dhe ta zgjidhni më lehtë çështjen tuaj”, shkruan Gogu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër