Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Nga Xh M
1,210 e lexuar
A+ A-
Rivendos

RRjoll, 13 qershor Zhurnal.mk – Një situatë e tensionuar është raportuar në zonën e Rrjollit, ku banorët janë përfshirë në përplasje me forcat e policisë.

Sipas informacioneve, përplasjet kanë nisur pasi banorët janë afruar në zonën e punimeve dhe janë përballur me policinë që po ruante perimetrin e sigurisë.
Në kulmin e tensioneve, disa protestues kanë hequr një pjesë të rrethimit metalik me kangjella që ishte vendosur përreth kantierit.

Banorët kanë tentuar gjithashtu të bllokojnë mjetet e rënda të punës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër