Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, arrestohet francezi në Sarandë

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 maj, Zhurnal.mk – Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez Z.K., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”,.

Sipas organit të akuzës dyshohet se shtetasi francez, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të tjera dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese.

Mesazhet mbanin përmbajtjen: “POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.

Sipas hetimeve, përmes kësaj skeme synohej që qytetarët të klikojnë lidhjen elektronike dhe të japin të dhënat e tyre bankare, të cilat më pas përdoreshin për përfitime të paligjshme.

Prokuroria bëri të ditur se dje, me kërkesë të saj, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vendosi masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër