Petrovska: LSDM rrezikon zhdukjen nga skena politike

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator Zhurnal.mk – Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska në një prononcim për Alsat është shprehur se LSDM edhe më tej nuk merr në konsideratë vërejtjet e atyre që mendojnë ndryshe dhe për këtë shkak, ajo personalisht nuk do të ndalojë me luftën për reforma brenda partisë. Idetë tona nuk dëgjohen e anëtarët janë tradhëtuar u shpreh Petrovska ndërsa mungesën e saj në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë ku Goran Gerasimovski u zgjodh nënkryetar, e arsyetoi me angazhime në Kuvend.

“Mungesa e dialogut të vërtetë, mungesa e kapacitetit politik të një pjese të udhëheqësisë për udhëheqjen e partisë, dhe tradhëtia e anëtarësisë janë arsyet për të cilat kam folur dy vitet e fundit në parti, por jo vetëm unë. Shumë bashkë partiakë e kanë bërë të njëjtën, njëkohësisht duke ofruar zgjidhje për dalje nga kjo gjendje. Kryetari dhe një pjesë e udhëheqësisë i injoruan brengat tona dhe ndihmën e ofruar. Konsiderojmë se LSDM duhet të ristartohet përmes reformave të brendshme partiake, në të kundërtën do të zhduket nga skena politike”, tha Petrovska për Alsat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër