Shkup, 25 shtator Zhurnal.mk – U shua edhe një jetë e re, nga dora e bashkëmoshatarit të tij me therje me thikë në zemër. Njëri shkoi në amshim, ndërsa kryerësi mbetet vrasës i përhershëm duke mbartur fajin në ndërgjegjen e tij. Psikologët paralajmërojnë se dhuna midis moshatarëve nuk është vetëm agresion. Për disa është formë se si të fitojnë fuqi, status dhe kontroll ndaj të tjerëve. Atëherë problemi nuk është vetëm ndaj atij që e bën, por edhe e rrethit që i lejon të ketë sukses. Të rriturit duhet të jenë model i kulturës e jo dhunës.
“Më shumë t’i dëgjojmë të rinjtë. Më shumë të flasim me ata. T’u japim liri të të shprehurit. T’i drejtojmë kah mënyra më e shëndetshme e të shprehurit të mllefit së tyre. Dhe kështu më shumë do të krijonin, do të merreshin me sport, do të krijojmë një shoqëri në të cilën do të mund të komunikohet, pasi që shumë emocione mbeten të pathëna dhe nga këtu dhuna shumë e më shumë rritet.”, – deklaroi psikologu, Ivan Hristov.
Por, si faktor kyç të nivelit të disiplinës dhe empatisë te fëmijët konsiderohen shtëpia dhe prindërit. Nëse në shtëpi ndodh dhuna, atëherë është e madhe është mundësia për mllef të pakontrolluar i cili kalon në dhunë.
“Ai është modeli që e mëson. Fëmijët mësojnë para së gjithash prej modelit dhe kjo është diçka që asnjëherë nuk duhet harruar. Por, në pjesën e sistemit ndoshta duhen dënime më të mëdha. Në fund të fundit, nëse fëmija nuk është mësuar në shtëpi, atëherë prindi duhet të mbartë përgjegjësi për fëmijën e tij.”, – u shpreh koordinatorja e platformës për dhunë te të rinjtë, Emilija Boshkovska.
Që fëmija juaj mos të jetë dhunuesi apo viktima e radhës, flisni me ata, pasi që, sipas të dhënave të fundit të UNICEF-it, dhuna midis bashkëmoshatarëve në vend ka marrë hov. 10% e nxënësve nga 11 deri në 15 vjet kanë lajmëruar se janë keqtrajtuar në shkollë së paku dy deri tre herë në muaj.
