Protesta e PD! Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet

Nga Xh M
855 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 maj Zhurnal.mk – Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 protestues, mes tyre një deputet, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Konkretisht, 6 protestuesit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe deputeti për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

“Policia e Tiranës, menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e datës 08.05.2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë tubimit disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie, procedoi penalisht 7 shtetas.

Nga këta: 6 për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.”- njofton policia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër