Punonte murator në Shqipëri, 32-vjeçari arrestohet duke shpërndarë drogë në Itali

Nga Xh M
180 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Marotë, 15 prill Zhurnal.mk – Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge, vetëm dy ditë pasi kishte mbërritur në vendin fqinj. Të hënën e shkuar, gjatë pasdites, në një rrugë bregdetare të Marotës, karabinierët vunë re një skuter që lëvizte çuditshëm para se t’i afrohej një makine.

Pas një shkëmbimi të shkurtër, të dy automjetet u nisën në drejtime të kundërta. Skuteri më pas u fut në labirintin e rrugëve të zonës dhe u zhduk. Karabinierët ndoqën makinën dhe ndaluan një 32-vjeçar shqiptar, që u shfaq dukshëm nervoz.

Pas kontrollit, u zbulua se i riu kishte mbërritur në Itali vetëm dy ditë më parë me një vizë 3-mujore me qëllime turistike. Policët i gjetën një qese kokaine me peshë 33 gramë, e ndarë në doza të shumëfishta, të gjitha gati për shitje.

32-vjeçari e kishte marrë makinën me qira, teksa iu gjetën vetëm 30 euro në xhep. Ai e pranoi fajin dhe kërkoi falje, si dhe zbuloi se punon si murator në vendin tonë.

Gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me tetë muaj izolim, si dhe 800 euro gjobë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër