Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

Nga Xh M
1,374 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kamzë, 27 qershor Zhurnal.mk – Tashmë është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë, ku një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një biznesi.

18-vjeçari qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas konfliktit për motive të dobëta me pronarin e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që u përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak.

“Nga veprimet hetimore u dokumentua se autori i dyshuar, shtetasi R. M., 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

Në kuadër të operacionit policor “Zbulimi” të organizuar dhe të zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër, shërbimet e Policisë lokalizuan, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 18 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër