Qeveria paralajmëron një pako të re masash për mbrojtjen e standardit jetësor

Nga Xh M
83 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 prill Zhurnal.mk – Qeveria po përgatit masa të reja. Po shqyrtohet heqja e TVSH-së për ushqimin dhe ndërhyrje te akcizat e karburanteve. Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe paqëndrueshmërisë në bursat botërore pas konfliktit në Lindjen e Mesme, Qeveria paralajmëron gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në dispozicion kanë mundësinë që TVSH-ja të ulet nga 5% në 0%.

“Ne kemi në dispozicion mundësinë që TVSH-në nga 5% ta bëjmë 0%, për shkak se marzha që kanë si distributorët ashtu edhe shitësit, sipas nesh është nën 15%, ndërsa sipas tyre është nën 10%. Ishte shumë e rëndësishme mbledhja në fillim që patëm me të gjitha zinxhirët e marketeve, kur paralajmëruam se nuk duhet të sillen në mënyrë spekulative, dhe mendoj se deri tani kemi një sjellje ‘fair play’ – nuk sillen në mënyrë spekulative, pra nuk i rrisin marzhat, por i ulin ato, sepse u rritet volumi,” deklaroi Hristijan Mickoski.

Sa i përket krizës së naftës, kryeministri Hristijan Mickoski siguron se nuk do të ketë pasoja për qytetarët dhe bizneset.

“Ne duhet të lëvizim brenda kornizave të këtij ligji, sepse kanë kaluar 15 ditët e para, sot po presim përllogaritjet se si është lëvizur çmimi dhe në bazë të kësaj edhe Komisionit Rregullator do t’i rekomandojmë si Qeveri se si të veprojë me akcizat,” tha Hristijan Mickoski.

Kryeministri shtoi se shteti po përballet edhe me një presion të madh, pasi qytetarë vijnë të furnizohen me karburant nga veriu, jugu dhe perëndimi, ndërsa në disa ditë kërkesa është rritur deri në 30%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër