Rama mbledh sot ministrat në Pogradec, në fokus prioritetet e mandatit të katërt qeverisës

Nga D V
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama do të mbledh sot ministrat e kabinetit qeverisës në qytetin e Pogradecit një ditë pas takimit të mbajtur me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare.

Gjatë këtij takimi ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani si dhe dhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës të PS-së.

Ndërkaq në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto nga duke e cilësuar “fragment kristali të natyrës pogradecare”.

Në fokus të takimit të një dite më parë ishin prezantimi i “Besa” dhe ‘Pasqyrë Albania’, e cila sipas kryeministrit Rama do të jetë një platformë unike ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale nga institucionet.

“Ambicia është që të arrijmë që çdo kërkesë, shqetësim apo hall i qytetarit të jetë një pako postale që ndiqet në kohë reale, nga dërguesi dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër