Rama në Athinë: Mbrëmja u mbyll përmes një rruge ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë

Nga D. V.
196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI).

Kreu i qeverisë ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet ditën e djeshme në Athinë dhe në samitin e Delfit, teksa shton se dita u “mbyll përmes një rruge ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë”.

Gjatë ditë së djeshme, kryeministri Edi Rama, u prit në një takim në Athinë edhe nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Po ashtu, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, Rama zhvilloi bisedë me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini nga ku deklaroi se bashkë me homologun grek presin dakordësi për të gjitha çështjet midis dy vendeve brenda vitit.

Forumi Ekonomik i Delfit, një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Gjatë punimeve të Forumit u nënshkrua në një ceremoni të veçantë, Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër