516
Shkup, 01 qershor, Zhurnal.mk – Një kontroll rutinë trafiku në rrugën “Ilinden” në Tetovë përfundoi me arrestimin e dy 23-vjeçarëve. Sipas policisë, ata refuzuan kontrollin dhe identifikimin, ndërsa shoferi i automjetit u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi zyrtarët policorë.TS
