Tetovë, 1 korrik Zhurnal.mk – Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Nerasht, ku janë dëmtuar prona private, mure mbrojtëse, ndërsa uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi.
Sipas banorëve, niveli i lartë i ujit ka përmbytur oborre dhe hapësira të banuara, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vështirësuar jetën e përditshme të familjeve të prekura.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e reshjeve intensive, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet për sanimin e dëmeve dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla.
