Robert Millosheski emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Bërvenicës

Nga I.A
1,430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Pas ndarjes nga jeta të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, Këshilli i Komunës mbajti sot (13 korrik) një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën mori vendime për vazhdimin e funksionimit të institucionit.

Grand Kozmetik
Me shumicë votash, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, këshilltarët emëruan kryetarin e deritanishëm të Këshillit, Robert Millosheski, si ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Bërvenicës. Ai do ta drejtojë komunën deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Për shkak të funksionit të ri, Millosheskit i pezullohet ushtrimi i detyrës si kryetar i Këshillit. Në të njëjtën seancë, Këshilli zgjodhi këshilltarin Mirosllav Dailovski për kryetar të ri të Këshillit të Komunës së Bërvenicës.

Nga Komuna theksojnë se institucioni do të vazhdojë normalisht punën, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për qytetarët dhe realizimin e projekteve në interes të banorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër