Rreth 100 punëtorë në Koçan mbeten pa punë, protesta për pagat e papaguara

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Koçan, 3 prill Zhurnal.mk – Rreth njëqind punëtorë nga fabrika e tekstilit “Артекс” në Koçan mbetën pa punë pas mbylljes së kompanisë. Një pjesë e tyre dolën në protestë para fabrikës, duke kërkuar përgjigje për të ardhmen e tyre dhe për pagat e papaguara.

Punëtorët thonë se kompania u ka borxh dy paga dhe regresin e pushimit vjetor. Sipas tyre, u ishte premtuar se do t’u paguheshin detyrimet e prapambetura, por në fund disa prej tyre kanë marrë vendime për ndërprerje me marrëveshje të kontratës së punës.

Punëtorët e revoltuar refuzuan t’i nënshkruajnë këto dokumente, ndërsa disa prej tyre i grisën para hyrjes së fabrikës. Shqetësimi për të ardhmen është i madh, prandaj ata i bëjnë thirrje shtetit që të përfshihet në zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara.

Mbyllja e fabrikës është një tjetër goditje e rëndë për sektorin e tekstilit në pjesën lindore të Maqedonisë. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar më shumë se dhjetë fabrika tekstili në rajonin e Shtipit, Koçanit dhe Dellçevës kanë ndërprerë punën, duke lënë shumë punëtorë pa punë dhe pa pagesat që u takojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër