Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,10 % në raport me vendimin e datës 8.6.2026.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,074 den/kg dhe do të jetë 46,223 den/kg.
Nga data 16.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 87,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 90,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 87,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 86,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU – 46,223 (denarë/kilogram).
