Rritja e çmimeve godet buxhetin e familjeve

Nga D V
1,412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Jeta në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Çmimet po rriten, ndërsa pagat mbeten të njëjta. Enti Shtetëror i Statistikës ka regjistruar rritje të shpenzimeve të jetesës në muajin maj prej 4,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

Rritje të ndjeshme të shpenzimeve Enti ka evidentuar te ushqimi dhe pijet joalkoolike me 4,7%, pijet alkoolike dhe duhani me 9,3%, transporti me 11%, ndërsa shpenzimet për aktivitete sportive dhe kulturore janë rritur për 5,5%. Rritje më të konsiderueshme qytetarët kanë edhe gjatë blerjes së perimeve me pothuajse 7%, si dhe gjatë vizitave në restorante dhe hotele me 5%.
Vizard- Enti shtetëror i statistikave
Ushqim dhe pije joalkoolike 4,7%
Pije alkoolike dhe duhani 9,3%
Transport 11%
Rekreacion, sport dhe kulturë 5,5%
Restorant dhe shërbime akomodimi 5,0%
Produkte bujqësore 6,7%
Orendi, pajisje për amvisëri 4,6%
Shërbime për arsim 4,6%

Qytetarët ankohen se janë sjellë në prag të varfërisë, thonë se çdo ditë përballen me vështirësi për ta kaluar ditën, ndërsa sipas të moshuarve, nëse nuk do t’u ndihmonin fëmijët e tyre, nuk do të mund ta përballonin muajin.

„Do të thosha se në Maqedoni çmimet janë shumë të larta. Kur e krahason me Europën, këtu është më shtrenjtë se në Europë. Nuk e di si ia dalin qytetarët me pagë prej 300–400 euro, nuk e di si mund të mbijetojnë. Nuk di çfarë të them, nuk kam koment,“ tha një qytetar.

„Çfarë të them, katastrofë. Jetë e vështirë, stres, gjithçka është bërë shumë e shtrenjtë, ky popull nuk ka para,“ u shpreh një qytetare.

„Shumë vështirë, shumë vështirë. Me ndihmën e fëmijës, nga njëri e nga tjetri, disi e përballoj, përndryshe jo,“ tha një tjetër qytetar.

Nga Enti i Statistikës kanë llogaritur gjithashtu se në nivel mujor është shënuar rritje minimale të inflacionit prej 0,6%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër