Autostrada Shkup–Bllacë do të nisë të ndërtohet në fillim të korrikut?!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë pritet të nisë në fillim të muajit korrik, bëjnë të ditur nga Qeveria për TV21.

Sipas informacioneve të publikuara, procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë projektin tashmë ka përfunduar, ndërsa aktualisht është duke u zhvilluar procedura e ankesave në shkallën e dytë. Pas përmbylljes së kësaj procedure ligjore, pritet të jepet drita jeshile për fillimin e punimeve ndërtimore.

Nga Qeveria theksojnë se bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, i cili synon të përmirësojë lidhjen rrugore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këtë korridor.

Sipas vlerësimeve më të reja, kostoja e realizimit të pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë pritet të arrijë në rreth 215 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura