Sali përjashton zgjedhjet e parakohshme: Mund ta çojmë deri në fund mandatin 4 vjeçar

Nga Xh M
2,275 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se VLEN është në trend rritjeje pas një viti e gjysmë në qeverisje, duke theksuar se bashkimi në një parti ka sjellë energji pozitive dhe mbështetje më të madhe për politikat e tyre.

Në emisionin “Analizë” në TV 24, Sali tha se po realizohen premtimet ndaj qytetarëve, si në kuadër të koalicionit qeveritar, ashtu edhe në kuadër të VLEN-it. Sipas tij, qeveria është stabile, programi po zbatohet dhe nuk ka krizë brenda partnerëve të koalicionit.

“Rezultatet në zgjedhjet lokale tregojnë se një vit e gjysmë nga qeverisja e VLEN-it ka trend rritjeje, tani jemi një parti dhe pas bashkimit shihet ajo energji pozitive ndaj mbështetjes së politikave tona. Kemi qeveri stabile, realizohet programi, punojmë në atë që është premtuar, nuk ndjejmë ndonjë krizë në politikat brenda koalicionit, mund ta çojmë deri në fund mandatin katërvjeçar”, ka deklaruar Sali.

Ai vlerësoi se numri i komunave të fituara është dukshëm më i madh krahasuar me partitë opozitare, duke theksuar se në disa komuna është shënuar fitore bindëse që në raundin e parë. Sali shtoi se zgjedhjet lokale duhet të ndahen nga ato parlamentare dhe nuk mund të trajtohen thjesht si garë partiake.

I pyetur nëse VLEN është ndihmuar nga partneri i tyre qeveritar, VMRO-DPMNE, gjatë zgjedhjeve lokale, ai tha se qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre me votë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër