Dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup gjatë fundjavës, apel për kujdes ndaj bletarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor Zhurnal.mk – Qyteti i Shkup ka njoftuar se gjatë fundjavës do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në territorin e qytetit.

Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet më 27 dhe 28 qershor 2026, të shtunën dhe të dielën, në orët e hershme të mëngjesit. Autoritetet komunale kanë apeluar veçanërisht te bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së trajtimit.

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se, nëse kushtet klimatike nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit në ditët e parapara, atëherë ai do të shtyhet për ditën pasuese, me kusht që moti të jetë i përshtatshëm për kryerjen e procesit.

artikuj të ndërlidhura