Sali – Xhanel: Mbështetja e Holandës e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian

Nga B.M
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shkurt – Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik kryesor i vendit, ndërsa Qeveria është plotësisht e përkushtuar për harmonizimin me standardet evropiane, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Ozlem Xhanel, në të cilin u diskutua procesi i integrimit evropian, aktivitetet reformuese dhe bashkëpunimi dypalësh.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i ministrit, u diskutua për për amendamentet kushtetuese si parakusht për hapjen e klasterëve negociues, si dhe për progresin në kuadër të Klasterit “Vlerat themelore”. Sali informoi se kërkesa e tretë për pagesë të mjeteve në kuadër të Planit të Rritjes është dorëzuar brenda afatit, me progres konkret në zbatimin e hapave reformues.

Të dy palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër