Salih Murat takon Ali Ahmetin, në fokus sundimi i ligjit dhe integrimi evropian

Nga B.M
1,073 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 shkurt – Deputeti Salih Murat ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e BDI-së dhe liderin e Frontit Europian, Ali Ahmeti, të cilin e ka cilësuar si shumë produktiv dhe kuptimplotë.

Sipas Muratit, në takim janë trajtuar një sërë temash me rëndësi, përfshirë punët parlamentare, zhvillimet e fundit politike në vend, sundimin e ligjit, marrëdhëniet ndërkomunitetare dhe parimin e barazisë. Po ashtu, në diskutim janë ngritur çështjet që lidhen me përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhëve, politikat ekonomike dhe procesin e integrimit evropian.

Në pjesën e dytë të takimit është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti Blerim Bexheti, me të cilin është zhvilluar një shkëmbim i gjerë mendimesh rreth reformës në drejtësi dhe modelit të njësisë së vetme zgjedhore.

Deputeti Murat ka shprehur mirënjohje për mikëpritjen e Ali Ahmetit, si dhe për kontributin e Blerim Bexhetit në diskutimet e zhvilluara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër