Saraji hyn në agjendën ndërkombëtare, VLEN: Komuna po bëhet pikë referimi për bashkëpunim

Nga D. V.
592 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 prill, Zhurnal.mk – Komuna e Sarajit po hyn në një fazë të re të afirmimit ndërkombëtar, vlerësojnë nga VLEN, duke e cilësuar si domethënëse vizitën e të ngarkuarës me punë të SHBA-ve në vend, Nicole Varnes.

Sipas VLEN-it, kjo vizitë paraqet një moment të rëndësishëm për Sarajin dhe dëshmon rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj komunës. Ata rikujtojnë se kjo vjen pas vizitës së mëhershme të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michael Rokas, duke theksuar se për herë të parë Saraji po bëhet pjesë e agjendës së faktorëve kyç ndërkombëtarë.

“Nuk jemi më në periferi, por po shndërrohemi në një pikë referimi për dialog dhe bashkëpunim”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konsolidimit të VLEN-it drejt formimit si subjekt i përbashkët politik, me fokus Kongresin e 9 majit.

Nga VLEN vlerësojnë se Saraji, nën drejtimin e Muhamet Elmazit, po dëshmon kapacitet dhe vizion për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si fillimin e një rruge të re drejt afirmimit dhe zhvillimit të komunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër