Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute për vizitë zyrtare në vend

Nga D. V.
395 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Nikoqir do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Sekretari i përgjithshëm do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas çka do të vijojë tet-a-tet takim dhe mbledhje plenare të delegacionit të Maqeodnisë dhe atij të NATO-s. Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Rutes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas çka do të mbajë fjalim para deputetëve në Dhomën ligjvënëse.

Rute do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të Batalionit të Aramatës dhe një pjese të pajsijes së kësaj njësie.

Në ngjarjen do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralë në Armatë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo është vizita e parë e Rutes si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor të vitit 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.

Në vitin 2023 për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut qëndroi njeriu i parë i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër