Shkup, 4 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VMRO po sillet si në vitin si në vitin 2008 kur BDI-së ia vendosi kusht Ligjin për Përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20% e popullatës dhe që është e ndryshime nga maqedonishtja, nëse dëshirojnë të hyjnë në Qeveri.
“Shumë saktë e ka thënë Arbën Xhaferi: Në Maqedoni çfarë ta lejojnë kushtetuta ta pamundësojnë me ligj, çfarë ta mundëson ligjin ta ndalon ai te sporteli ai i administratës. Tani VMRO-DPMNE e shtyn përfaqësimin e drejt dhe adekuat që ta bëjë të parealizueshëm”, tha Sela.
Sela tha se ai është ai që ka qenë baba dhe nëna e tij, gjyshi dhe gjyshja.
“Kushdo që të bëhem unë do të thonë ai biri i shqiptarit, unë jam ai që flas, gjuha që flas me fëmijët, dhe gjuha cilën flet është edhe mendimi që prodhon në kokën tënde edhe kur flet gjuhë të huaj”, tha Sela më tej.
Sa i përket Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela tha se ai nuk i frikësohet kompetencës profesionale, por paragjykimit.
“Tash zoti Shasivari le të kthehet në gjenezë le t’ia bëj pyetjen vetes, pse u desht një e drejtë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pse këtë të drejtë e implementojnë shtetet të cilët janë multietnike, se shtete që janë monoetnike nuk kanë nevojë dhe që kanë demokraci të zhvilluar nuk kanë nevojë për kësi gjëra. Ai duhet ta dijë shumë mirë se pse u fut në kushtetutë kjo e drejtë, u fut për shkak se kishte diskriminim në bazë etnike dhe duhet ligj në mënyrë që të ndërpritet diskriminimi në bazë etnike”, tha Sela, në emisionin “Debat në Shenja”.
Ai tha se Shasivari duhet t’i jape përgjigje pyetjes se përse në Tetovë ku jeton ai shumica e gjykatësve janë maqedonas, nga 20 më duket se 15 janë maqedonas, dhe më pas të tregojë se a duhet apo jo të kemi frikë nga konkurrenca profesionale.
Sela tha se habitet se si njerëzi aq lehtë verbohen nga pushteti dhe ambientohen nga sallonet e pushtetit dhe në joshjet që i bën pushteti.
Sa i përket deklaratave të zv/kryeministrit Aleksandar Nikollovski se parimi i fituesit me fituesin nuk do të vlej as në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se kjo është dëshirë e tij.
“Kush është Nikolloski që të flasë e aq më pak që të flasë se si duhet të votojnë dhe për kë duhet të votojnë shqiptarët. Prandaj argumenti i atij mua nuk më hynë në punë, unë mund vetëm të imponojë dhe të marr legjitimitetin dhe e shef ti pastaj si këndon ai”, ka deklaruar Sela.
Sela tha se ai i shef argumentet e tyre dhe në momentin kur torturohet nga shpifjet edhe të aktorëve politik edhe të mediumeve me idenë se ai do të hyjë në qeveri “e di sa baste janë vënduar nga janari deri më sot”
“Do që i kam të afërt i kanë fitu, ju kam thënë lëreni se janë muhabete të kota, dhe kur pyetem përsëri, para dy javësh aq ka, them s’është e vërtetë s’ka bisedime po ja Kasami ka thënë këtë… Nëse Kasami i pranon kushtet e mia, le të vije bashkë me Mexhitin tek unë dhe bashkërisht këto kushte t’ia vendojmë Mickoskit, nëse këto kushte nuk i pranon bashkarishtë edhe me mu bëjmë Frontin Shqiptare”, deklaroi Sela.
Ai tha se si kundërpërgjigje nga Kasami ka dëgjuar diçka akoma më skandaloze.
“Dëgjova tekst të shkrujtur nga Pi-ari i VMRO-së, që i fliste Bilall Kasami. S’na duhen tha numrat atëherë kur do të na duhen do të ulemi të flasim”, tha Sela.
Sela tha se ka kërkuar kushte në të mirën e shqiptarëve dhe jo për vete.
“Unë e di që edhe Bilalli është shqiptarë. Thu ti që badenterin në gjykatë kushtetuese e kërkojë për të siguruar për nevojat e mia, jo zotëri për të siguruar ligjet që ti thua që janë të mira për shqiptarët që mos t’i rrëzojë gjykata kushtetuese e udhëhequr vetëm nga parimi etnik”, deklaroi më tej Sela.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, tha se mendësia e ASH-së, por edhe tani edhe të Lidhjes Shqiptare, ka qenë çdoherë kuq e zi dhe se ata nuk kanë nevojë të etablohen më tepër ose më pak në kuptimin pozitiv si frymë nacionaliste.
“Se jemi po të njëjtit, sot isha në parlamente dhe një nga deputetët më tha urime partinë e re, thash po me mendësinë me tabiatet që kemi patur… ngjyrat e partisë, çdoherë kam patur kujdes që ngjyrimi të përshkruaj edhe emrin që përmban. Vjollca ka qenë e zgjedhur jo rastësisht në ASH për shkak se vjollca ka qenë ngjyra e pelerinave të ilirëve”, tha Sela.
Ai tha se jemi duke jetuar në momente të vështira politike dhe duhet dhënë më tepër seriozitet edhe organizimeve politike dhe qasjes që duhet të kemi ndaj organizimeve politike.
