Kaja Kallas “anulon” pjesëmarrjen në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tivat

Nga Xh M
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tivat, 4 qershor Zhurnal.mk – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tivat, transmeton Anadolu.

Siç raporton RTCG, duke u bazuar në një njoftim me shkrim, anulimi i vizitës ka ndodhur për arsye shëndetësore.

Sipas njoftimit, anulimi i vizitës ka ndodhur për arsye shëndetësore.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor, ndërsa nikoqir i takimit është presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Në samit pritet pjesëmarrja e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohen bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër