Sëmundjet valvulare, Murtezani: Diagnostikimi i vonshëm rrezikon pacientët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Përveç sëmundjeve koronare dhe infarktit të zemrës, edhe sëmundjet valvulare përbëjnë probleme serioze kardiologjike, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të rënda në funksionimin e zemrës nëse nuk diagnostikohen dhe trajtohen me kohë. Kështu thekson kardiologu Besir Murtezani, sipas të cilit ndër sëmundjet më të shpeshta është stenoza e valvulës aortale, përkatësisht ngushtimi i saj.

“Është sëmundje që paraqitet më teper tek moshat e vancuara, gjegjesisht pleqtë me ç’rast kemi degjenerim të valvulës me depozitimin e kalciumit dhe bëhen kalcifikatet me çka pengon qarkullimin nepërmjet valvulës sjell deri në dëmtimet iverzibile dhe të pakthyeshme të muskulit të zemrës që mund tëpërfundojë me dështim të zemrës apo insuficiencë kardiale.” – tha kardiologu, Besir Murtezani.

Sipas kardiologut, pacientët me sëmundje të avancuara valvulare zakonisht paraqiten vetëm pasi shfaqen simptomat e para klinike, si vështirësitë në frymëmarrje, ënjtja e gjymtyrëve dhe humbjet e përsëritura të vetëdijes.

Këto shenja shpesh neglizhohen, ndërsa pacientët u nënshtrohen kontrolleve të përsëritura dhe jo të nevojshme te neurologët.

“Tek ne këta pacientë me sëmundje valvulare me stade të avancuara shfaqen nëstadet e avancuara deri kur shfaqen simtomat e para klinike, kanë pengesë në frymëmarrje, kanë edem apo ënjtje të gjymtyrëve, kanë sinkop apo humbje të vetëdijës të përsëritura. Këta simptome që ne shpesh i neglizhojmë dhe pacientët kryejnë kontrolle të panevojshme dhe të përsëritura te neurologët.” – u shpreh kardiologu, Besir Murtezani.

Çdo pacientë që ka shfaqje të simptomave të tilla, sipas kardiologut Besir Murtezani, trajtimin të mos e fillojnë me diuretikë. Sipas tij këta pacientë duhet të ju nënshtrohen kontrolleve specialistike kardiologjike që të përcaktohet diagnoza e saktë dhe trajtimi të bëhet në mënyrë adekuate.

Ai fton të gjithë pacientët që të mos neglizhojnë simptomat por të kërkojnë kontrollet adekuate.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër