Shtetasi i Kosovës dyshohet për vjedhje të rënda në Shkup

Nga D. V.
161 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 prill Zhurnal.mk – Prokuroria kërkon paraburgim për një shtetas të Kosovës, i cili dyshohet për dy vjedhje në një market-tabako në Shkup, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, personi në fjalë po qëndronte në Shkup pa u regjistruar, respektivisht pa u paraqitur te autoritetet.

“I dyshuari, 39-vjeçar shtetas i Kosovës, më 11 prill ka thyer me një vegël xhamin e derës hyrëse të një marketi të tipit “tobako” në Shkup. Ai ka hyrë brenda, ka kontrolluar dhe kërkuar në hapësirë, duke marrë para nga qarkullimi ditor, pije alkoolike, cigare dhe produkte të tjera të vogla, në vlerë totale prej 52.900 denarësh. Menjëherë më pas është larguar me biçikletë në drejtim të panjohur. Më 18 prill, ai sërish ka tentuar të hyjë në të njëjtin market në të njëjtën mënyrë, por është vërejtur nga kalimtarë të rastit dhe punonjësit, të cilët kanë njoftuar policinë. Në këtë rast ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje, sidomos për faktin se i dyshuari qëndronte në mënyrë të paregjistruar në vend. Për këtë arsye, prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër