Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Nga EVN Macedonia informojnë se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, sot (17 maj) pa energji elektrike do të mbeten pjesë të komunës së Çair.
Sipas njoftimit, ndërprerje të furnizimit me energji do të ketë në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00 tek konsumatorët në Çarshinë e Vjetër, përkatësisht në një pjesë të rrugëve “Çarshia e Mbuluar” dhe “Samarxhiska”, përcjell Zhurnal.mk.
Nga EVN apelojnë që qytetarët t’i përshtatin me kohë aktivitetet e tyre gjatë kohës sa zgjasin punimet në rrjetin elektrik.
