Siljanovska-Davkova: Vizioni i Boris Trajkovskit mbetet obligim i ynë

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i bëri homazhe ish presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të cilët humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit në Bosnje e Hercegovinë 22 vjet më parë.

“Njëzet e dy vjet pas tragjedisë, me trishtim të thellë i bëmë përsëri homazhe presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit, jetët e të cilëve u shuan gjatë rrëzimit të aeroplanit në Bosnje e Hercegovinë. Presidenti Trajkovski do të mbahet mend si burrë shteti, lider dhe njeri i mirë, jeta dhe politika e të cilit bazohej në parime dhe vlera. Ai ishte një paqebërës i betuar, një luftëtar për të drejtat e njeriut dhe besonte thellësisht në të ardhmen evropiane dhe demokracinë e Maqedonisë. Vizioni i tij mbetet detyrimi ynë”, shkroi presidentja Siljanovska-Davkova në Fejsbuk.

Në shenjë kujtimi dhe mirënjohje, presidentja bëri homazhe në vendet e përjetshme të prehjes së anëtarëve të ndjerë të delegacionit Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski, Mile Kërstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski në varrezat në Butel në Shkup.

Delegacionet i bënë homazhe edhe Anita Krishan-Llozanovskës në varrezat në Veles, Boris Velinovit në varrezat në vendbanimin Ilinden dhe Ace Bozhinovskit në varrezat në Bardovc.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër