Siljanovska-Davkova thërret për masa parandaluese ndaj keqësimeve klimatike në mjedis

Nga D. V.
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 Mars, Zhurnal.mk – Kryetarja e vendit Gordana Siljanovska Davkova sot ka ftuar institucionet e vendit që të bëjnë më shumë e më mirë në betejën e mbrojtjes së ambientit, përkatësisht përkeqësimeve klimatike.
Ajo në një forum të mbajtur në Shkup për ndryshmet klimatike, rreziqet e sfidat, kërkoi një veprim të koordinuar nga të gjitha palët.

“Sot, kur flasim për ndryshimet klimatike, nuk po flasim për diçka të largët dhe abstrakte, por për një realitet që e jetojmë çdo ditë. Për shumë dekada, e përjetuam ndryshimin klimatik si një paralajmërim, dhe natyrën si një burim të pashtershëm, sot e përjetojmë tashmë si pasojë, këtu, përreth nesh, jo vetëm si një ndryshim në ciklet natyrore, por si një presion të drejtpërdrejtë mbi jetën e përditshme dhe ekonominë. Në vitet e fundit, ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe humbje të burimeve, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mundësitë e zhvillimit. Rreziqet klimatike kërkojnë një përgjigje të koordinuar institucionale dhe politika të përcaktuara qartë,” tha ajo.

Siljanovska Davkova ndërkohë thirri edhe për miratimin e ligjit për Veprim Klimatik nga institucionet e vendit.

“Rreziqet e ndryshimeve klimatike ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e shoqërisë dhe institucioneve. Edhe pse kjo vlerë është një çështje kushtetuese, ne ende jemi duke pritur Ligjin për Veprim Klimatik. Për më tepër, jemi larg nga respektimi adekuat i Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit. Nevojitet një ndryshim në mënyrën se si mendojmë, planifikojmë dhe vendosim, sepse për një kohë të gjatë kemi funksionuar në mënyrë reaktive, pra “post festum”, në vend që të funksionojmë në mënyrë parandaluese, pra “ex ante”,” tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër