Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Në fshatin e vogël grek Nivici (Psaredes) në brigjet e Liqenit të Prespës në territorin e Greqisë, para tetë viteve, më 17 qershor 2018, Shkupi dhe Athina e nënshkruan Marrëveshjen e Prespës me të cilën u mbyll kontesti shumëvjeçar bilateral mes dy vendeve,
Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut, Greqia e njohi gjuhën dhe identitetin maqedonas, vendi ynë u bë anëtare e NATO-s, ndërkaq u intensifikua edhe bashkëpunimi bilateral me fqinjin jugor.
Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koksias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve.
