Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, çmonton Marrëveshjen e Ohrit

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat, i propozuar nga Qeveria, sipas kreut të Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, nuk është aspak i mirë, madje është i dëmshëm. Sela tha se ligji është njësoj si balancuesi, vetëm paketimi është ndryshe. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes, ndërsa akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e djegë Marrëveshjen e Ohrit.

“Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është çështje interesash personale dhe individuale. Ky ishte mesazhi që ja dhashë edhe zv kryeministrit Bekim Sali, nëse ka ndërgjegje ta kuptojë, i thash ky ligj s’është për ty, as për mua, s’është as për Shkëlzenin sepse unë i kam kaluar 53. Ky ligj është projeksion i ardhmërisë së gjeneratave që vinë, i atyre studentëve që protestojnë, i fëmijëve që i keni në shtëpi dhe atyre që ndoshta nuk kanë lindur, i nipërve dhe stërnipërve. Kështu që ky ligj assesi nuk duhet të kalojë……Balancuesi që merret si krahasim me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është e njëjta gjë, është e njëjta gjë, vetëm paketimi i emrit është ndryshme. VMRO-DPMNE mundohet që ta harxhojë, ta djeg edhe këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit..” deklaroi Sela në Alsat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër