Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Nga D. V.
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një dokument që më 13 gusht 2001 hodhi themelet për një zgjidhje politike të krizës ndëretnike dhe konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga Presidenti i atëhershëm i vendit, Boris Trajkovski, si dhe nga udhëheqësit e katër partive më të mëdha politike – Ljubço Georgievski (OBRM-PDUKM), Branko Crvenkovski (LSDM), Arbën Xhaferi (PDSH) dhe Imer Imeri (PPD) dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Francois Leotard dhe James Perdew.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, parashikon përdorimin zyrtar të gjuhëve, decentralizimin, mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e drejtë, ndërsa zbatimi i saj solli ndryshime të rëndësishme ligjore dhe institucionale, përfshirë avancimin e statusit të gjuhës shqipe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër