Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Nga B.M
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shkurt – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vlerësuar publikisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se mënyra demokratike e artikulimit të kërkesës dhe angazhimi qytetar i studentëve përbëjnë një shembull pozitiv, duke nënvizuar se dialogu mbetet rruga më e sigurt për ndërtimin e besimit dhe forcimin e standardeve demokratike.

Ajo theksoi se kërkesa e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe është plotësisht në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut. Sipas Spiropalit, respektimi i këtyre të drejtave është thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër